Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ura që lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë dhe jo paqe” dhe se për këtë arsye ajo përfaqëson një objektiv legjitim ushtarak.

“Ura e pasagjerëve dhe hekurudhave e ndërtuar nga Rusia dhe e vënë në qarkullim në vitin 2018 nuk është vetëm një rrugë logjistike, por edhe një rrugë përmes së cilës dërgohet municion dhe kjo bëhet çdo ditë. Kjo e militarizon gadishullin e Krimesë. Prandaj është një objektiv për ne dhe duhet neutralizuar”, tha ai.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës së sigurisë në Aspen përmes video-lidhjes, Zelensky mohoi çdo lidhje midis sulmit në urën e Krimesë dhe tërheqjes së Rusisë nga Marrëveshja për eksportin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, raporton theindependent.

Shpërthimet në urën e Krimesë në fillim të javës vranë dy civilë dhe një pjesë e urës u mbyll për qarkullim.

Ura u dëmtua rëndë në një sulm të ngjashëm në tetor dhe së fundmi u vu në përdorim të plotë.

Ndryshe, Vladimir Putin këtë urë e kishte quajtur kryeveprën më të madh të rusëve gjatë dekadave të fundit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohet nga mediat greke emri i personit të vrarë nga Shkupi dhe atij që u plagos

Tashmë dihet edhe identiteti i personit që mbeti i vrarë nga një…

Publikohen ofertat për blerjen e respiratorëve

Janë hapur ofertat për blerjen e respiratorëve, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë…

Rasti “Tortura” kthehet nga fillimi, njëri nga pjesëtarët e jurisë jep dorëheqje

Rastin “Tortura” që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoski në…

Australia këshillon qytetarët të mos udhëtohet në Maqedoni, përmenden edhe sulmet e mundshme terroriste

Australia u rekomandon qytetarëve të mos udhëtohet në Maqedoni për shkak të…

Serbia i dërgon EULEX-it garanci për lirimin e Axhiqit dhe Trajkoviqit

Zyra e ashtuquajtur për Kosovë dhe Metohi në Serbi i ka dorëzuar…