Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e tij kanë rimarrë mbi dymijë kilometra katrorë në një kundërofensivë të shpejtë në Ukrainën lindore.

Përditësimi i tij i fundit, nëse konfirmohet, do të thotë se forcat e Kievit kanë dyfishuar kontrollin e zonave në pak më shumë se 24 orë.

Përparimi i shpejtë i Ukrainës bëri që trupat të hynë në qytetet kryesore Izyum dhe Kupiansk të shtunën.

Por zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se luftimet kanë vazhduar jashtë këtyre qyteteve.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave të saj, e cila tha se do t’i lejonte forcat e saj “të rigrupohen” në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ministria konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk. Forcat ukrainase hynë në qytet të premten.

Ndërkohë, kreu i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Kharkiv rekomandoi që njerëzit e saj të evakuoheshin në Rusi “për të shpëtuar jetë”.

Pamjet e paverifikuara në mediat sociale duket se tregojnë radhë të gjata trafiku të krijuar në pikat kufitare.

Ritmi i kundërsulmit jo vetëm që i ka zënë në befasi rusët, por ka befasuar edhe disa ukrainas.

Por rusët ende mbajnë rreth një të pestën e vendit dhe pak e imagjinojnë një fund të shpejtë të luftës.

Përparimet e Ukrainës – nëse mbahen – do të ishin ndryshimet më të rëndësishme të vijës së frontit që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reagimi i VMRO-së për kuadrot e LSDM-së për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE ka reaguar pas publikimit të kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet…

Avionët rusë lëshojnë parashutistë në Kiev

Avionët rusë kanë lëshuar parashutistë në Kiev. Sipas medias ukrainase në pamundësi…

Vuçiq konfirmon se në veri ka serbë të uniformuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar për herë të parë publikisht,…

Hetim për origjinën e Covid-19, Kina jep miratimin

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë të enjten se Kina do…

Dy biznesmenë shqiptarë i kanë paguar 350 mijë euro në dorë Bokit 13

Resul Lloga dhe Ardian Amzovski nga kompania e ndërtimit “Drim Bilding” Bojan…