Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm për shkëmbim të burgosurve me Rusinë – madje thotë se një gjë të tillë mund ta fillojnë nga sot.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Zelensky tha se shkëmbimi i njerëzve është çështje humanitare dhe një vendim politik varet që varet nga mbështetja e shumë shteteve.

Ai theksoi se disa mijëra njerëz tani janë të zënë rob, pasi Rusia ka marrë nën kontroll qytetin port në jug të vendit – Mariupolin.

“Nuk kemi nevojë për ushtarët rusë – thjesht na duhen tonët. Jemi të gatshëm për shkëmbim duke filluar nga sot”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky i bëri thirrje aleatëve që t’i bëjnë presion Moskës – duke theksuar se “është e rëndësishme të ketë presion politike në çdo instancë – përmes bizneseve të fuqishme, mbylljes së tyre, embargos së naftës – dhe përmes këtyre kërcënimeve në mënyrë të vazhdueshme të bëhet thirrje për shkëmbim ushtarësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Çudia e së shtunës| Daçiq thotë se Clinton dhe Albright “gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Dacic ka thënë se presidenti Bill…

Zoran Zaev nesër jep zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen…

Ministrat e Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për interesa të përbashkëta ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij nga…

Shkencëtarja paralajmëron për një pandemi të re “më vdekjeprurëse”

Zhvilluesja kryesore e vaksinës kundër koronavirusit të Oxford/AstraZeneca ka paralajmëruar se pandemia…

Vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…