Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë Samitit të G20 tha se lufta e Rusisë duhet të përfundojë menjëherë.

Zelensky përjashtoi një “marrëveshje të Minskut” të tretë, e cila është një referencë ndaj dy marrëveshjeve të dështuara për armëpushim mes Kievit dhe Moskës mbi statusin e rajonit lindor të Donbasit.

“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të presë, të ndërtojë forcat e saj dhe më pas të fillojë një seri të re terrori dhe destabilizimi global. Nuk do të ketë Minsk 3, të cilin Rusia do ta shkelë menjëherë pas marrëveshjes”, është shprehur Zelensky, shkruan BBC.

Megjithatë, Rusia ka qenë kritike ndaj deklaratës së presidentit ukrainas.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti raporton se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se komentet e Zelenskyt mbi marrëveshjen “Minsk 3” i tregojnë Rusisë se Kievi nuk është i interesuar në zhvillimin e bisedimeve të paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Flamur Noka lajmëron lëvizjen e radhës të Sali Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë të ditur emrin e…

Zagrebi dhe Vjena kërkojnë hapjen e negociatave me Maqedoninë e V. e Shqipërinë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler…

Zjarret, Portugalia kërkon ndihmë nga BE

Zjarret në disa pyje në Portugali kanë plagosur 29 persona, ndërsa temperaturat…

Jep dorëheqje Arafat Muaremi

Arafat Muaremi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë Financiare.…

“Plani i pengmarrjes dështoi”/ Balluku: Kontrollorët u përgjigjën apelit tonë, janë në krye të detyrës

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha se Albcontrol tashmë është rikthyer në…