Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës, sepse ushtria e saj nuk mund të demonstrojë ndonjë arritje të rëndësishme në terren, ka pohuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një videoadresim të publikuar mbrëmë vonë, Zelensky tha se kishte pasur granatime me raketa në rajonet Lviv, Sumy dhe Chernihiv, sulme ajrore në rajonin e Luhansk dhe “aktivitet sabotazhi” në zonat kufitare.

“Kjo është një lloj përpjekje e ushtrisë ruse për të kompensuar një sërë dështimesh në lindje dhe jug të vendit tonë”.

“Ata nuk mund të demonstrojnë sukses me veprime të përgjithshme ushtarake në zonat ku ata po përpiqen të përparojnë. Kështu që ata po përpiqen të tregojnë sukses përmes raketave të tyre dhe aktiviteteve të tjera. Gjithashtu pa dobi”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për ndikimet negative të luftës…

Theret me thikë një person në Pejë 41 minuta më parë

Një person është therur me thikë dje gjatë ditës në Pejë. Viktima…

Çairi dhe Buteli në fokus!

Ora policore në vend përsëri hyri në fuqi pasi kjo masë me…

KRRE-ja vendosi, ulet çmimi i dizelit

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), solli vendim, me të cilin kryhet ulja…

Sekuestrohen 130 mijë maska në Itali, nuk plotësonin standardet

Gjendja e pandemisë së koronavirusit ka shtuar kontrollet nga ana e Guardia…