BOTË / EVROPA

Zelensky pret “lajme të mira” nga partnerët perëndimor sa i përket asistencës ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është adresuar kombit përmes një video-mesazhi, ku bëri të ditur se “pjesët kyçe” që po kanë probleme të vazhdueshme nga armiku janë Severdonetsku, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna.

“Po punojmë çdo ditë për ta forcuar mbrojtjen tonë. Kemi nevojë urgjente për furnizim me armë. Çdo ditë po i afrohemi armikut sa i përket teknologjisë dhe fuqisë së armatimit. Natyrisht gjithçka varet nga partnerët perëndimorë, gatishmëria për t’i siguruar Ukrainës të gjitha ato për të cilat ka nevojë ta mbrojë lirinë. Presim lajme të mira javën e ardhme”, shtoi Zelensky.

Gjithashtu ka deklaruar se ka pasur granatime në qytetin e Mykolaiv – ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe shtatë tjerë janë lënduar.

“Granatimet kishin për cak zonat e banuara – vetëm njëzet metra larg një kopshti të fëmijëve, këta janë armiqtë që po i cilëson Federata Ruse”, tha për fund Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjermania: Tërheqja e ushtrisë amerikane dobëson NATO-n

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit…

Osmani: Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë në Pejë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë…

OSBE-ja po i monitoron 24 raste gjyqësore të korrupsionit të lartë, përfshirë edhe ish lëndët e PSP-së

Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon me monitorimin e proceseve gjyqësore të…

Tiranë: SPAK u kërkon gazetarëve të Lapsi.al burimin për lajmet mbi databazën e të dhënave personale të qytetarëve

Në Tiranë, oficerë të policisë gjyqësore shkuan sot në zyrat e gazetarëve…

Për disa orë 30 ndërhyrje të Ndihmës së Shpejtë në Shkup

“Janë rritur thirrje në Ndihmën e Shpejtë në Shkup, ndërsa ekipi që…