Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon me shkarkimin e zyrtarëve të lartë, disa javë pasi qeveria të cilën ai udhëheq largoi disa figura kyçe nga postet që i mbanin.

Guvernatorët e Luhanskut, Odesas dhe Khmetlnytskyi janë shkarkuar. Deri më tani nuk janë arsyet për këto shkarkime, transmeton Telegrafi.

E Zelensky me këto veprime të “pastrimit” synon ta mbajë qeverinë e tij larg korrupsionit, dhe të ruaj besimin e perëndimit që ka investuar shuma të majme parash për dërgimin e armëve për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

E luftimi i korrupsionit është një nga parakushtet e Ukrainës që t’i bashkohet BE-së, pasi blloku vazhdimisht ka theksuar se Ukraina duhet të ballafaqohet me korrupsionin.

Në anën tjetër, deri më tani nuk ka ndonjë “shkëndijë”, se të shkarkuarit e fundit mund të kenë patur ndonjë lidhje apo akuzë për korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Detale të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1 500 euro

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2…

Gjykimi i Trumpit, Lavrov komenton

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përsëriti të mërkurën se Moska nuk…

Turqia zbulon rezervatin e dytë më të madh në botë me xehe

Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore ka bërë të ditur se…

Deputetja gjermane: BE t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në…

Çfarë provash të tjera ka Aziri për “Monstrën”?

Në gjykimin e djeshëm të rastit “Monstra”, deklarata që çuditi më së…