Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për bombardimin e muzeut të qytetit Kupyansk.

Ai, me anë të një reagimi në Telegram, ka shkruar se Rusia është duke bërë çdo gjë për ta shkatërruar plotësisht Ukrainën.

“Historia jonë, kultura jonë, populli ynë. Vrasja e ukrainasve me metoda absolutisht barbare. Nuk kemi të drejtë ta harrojmë për asnjë sekondë. Ne duhet dhe do të përgjigjemi!”, ka thënë Zelensky.

Zelenskyy ka shtuar se deri tani të lënduar janë 10 persona dhe ka vdekur një punonjës.

“Ka ende njerëz nën rrënoja. Vazhdon eliminimi i pasojave të granatimeve. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë të përfshira. I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe ngushëllimet për të afërmit. Të gjithë ata që janë fajtorë për këto krime lufte do të sillen patjetër para drejtësisë dhe do të jetë e pamëshirshme”, ka thënë Zelensky

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulmet e orkestruara nga Beogradi në veri/ Zbulohen grupe të strukturuara me përvojë ushtarake

Tensionet në veri të martën arritën thuajse kulminacionin, bombat u hodhën, shok-bombat…

Izolim total edhe për 1 Maj?

Ministri i Shëndetësis, Venko Filipçe, në konferencën online të organizuar për gjendjen…

Pakistani mbështet thirrjen e Turqisë për Palestinën

Ne i japim mbështetje të plotë thirrjes së Turqisë për diskutimin e…

Zelensky falënderon BE-në për ndalimin e naftës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndalimin e shumicës…

Manaj (LDK): Qeveria gjatë 100 ditëve ndërhyri në të gjitha institucionet e pavarura dhe ua bënte gjyqin në Kuvend

Anëtari i Kryesisë së Lidhje Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka adresuar…