Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje sot kompanive dhe qytetarëve që të vazhdojnë me kursimin e energjisë elektrike.

“Sot punonjësit tonë nëpër centrale është dashur të aplikojnë jo vetëm shkyçjen por edhe ndaljen e jashtëzakonshme. Kjo është shkaktuar nga niveli më i lartë i konsumit sesa që shteti mund të sigurojë për momentin. Nga mbrëmja e sotme, situata është veçanërisht e vështirë në Kiev dhe rajon, si dhe në rajonet e Vinica, Sumi, Ternopil Cherkasi, Odesa dhe në qytetet e tjera”, shtoi Zelensky.

“Tentoni të kufizoni konsumin e energjisë elektrike, në veçanti në orët e mbrëmjes. Natyrisht në hapësirat publike, duhet të ketë kursim edhe më të madh”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Kujtojmë që Ukraina ka qenë cak i sulmeve të shumta ajrore nga forcat ruse, që për objektiv kanë shkatërrimin e infrastrukturës energjetike.

Nga ky veprim i rusëve, miliona shtëpi në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike, kur tani me ardhjen e dimrit dhe rënien e temperaturave, kjo krizë do të ndihet edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk miratohet rezoluta e Rusisë në OKB për krizën humanitare në Ukrainë

Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e…

Avokati i Alimit dhe Gurit kërkon përjashtimin e Janevës dhe Fetait nga lënda “Titanik 3”

Avokati i Ejup Alimit dhe Ismet Gurit në rastin Titanik 3 kërkon…

​Von der Layen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron

Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e…

Turqia me ambasador të ri në Shkup

Turqia ka emëruar ambasadorët e rinj në disa vende, përfshirë edhe atë…

MPB: Kallëzim penal për punonjësen e NP Higjiena Komunale

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmara aktivitete për zbardhjen rastit që…