Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për “katastrofën masive humanitare”, nëse nuk pajtohet për një zonë ndalim-fluturimi, duke paralajmëruar se vendi i tij është në nivelin më të lartë të kërcënimit rus.

“Rusia po përdor raketa, aeroplanë e helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, qyteteve tona dhe infrastrukturës. Është një obligim humanitar për botën të reagojë”, tha Zelensky në një fjalim që u transmetuar në televizion.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë këtyre dy javëve, ukrainasit kanë rezistuar fuqishëm duke treguar se nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

Ndryshe Zelensky ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për ndalimin e importimit të naftës, gazit dhe qymyrit rus në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas është i bindur se me këtë veprim, Joe Biden e ka goditur në zemër makinerinë luftarake të Vladimir Putinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 80 plumba drejt automjetit, ky është 43-vjeçari që u ekzekutua në Butel

Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari…

Qeveria sot mbanë seancë përmes internet komunikimit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj një…

Protesta në Gjeorgji, qindra të plagosur

Protestues anti-rusë në Gjeorgji kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen…

Në fjalimin vjetor, Trump pritet të bëj thirrje për unitet

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,…

Instituti Robert Koch: Pandemia mund të zgjasë dy vjet

Në Gjermani jeta publike gati minimizohet. Instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch” vlerëson, se…