Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili po qëndron në Bruksel në takimin e liderëve të BE-së, i është drejtuar të pranishmëve në Parlamentin Evropian.

“Faleminderit për qasjen tuaj parimore dhe energjike, dy cilësi që kanë mbetur konstante gjatë kësaj lufte për Evropën”, tha Zelensky.

“Jam këtu për të luftuar për rikthimin e Ukrainës aty ku e ka vendin”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, vlera e jetës në Rusi është shkatërruar, vetëm ata në Kremlin kanë vlerë. Rusia i sheh njerëzit e saj si makineri që mbajnë armë, tha Zelensky.

“Regjimi rus urren të gjithë drejtësinë dhe diversitetin shoqëror, inkurajon ksenofobinë, përpiqet ta bëjë realitetin çnjerëzor të viteve 30-ta dhe 40-ta realitet sot. Duhet të mbrohemi, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Evropën. Paqja nuk do të jetë e mundur derisa nuk e mundim fuqinë antievropiane”, shtoi ai.

Zelensky theksoi para të pranishmëve në sallën e Parlamentit Evropian, se Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetës evropiane, por se një gjë e tillë sipas tij nuk do të lejohet të ndodhë.

Është i bindur që Rusia është “fuqia më madhe antievropiane në botë, dhe se presidenti rus Vladimir Putin është një diktator me rezerva të mëdha të armëve sovjetike dhe armë të regjimit diktatorial siç është Irani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë

Një mision nga mbikëqyrësi për çështje bërthamore i OKB-së është rrugës për…

Kritikohet Orban, i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Kryeministri hungarez Viktor Orban është kritikuar ashpër, për faktin se ishte lideri…

Kosova e mposht Danimarkën në basketboll

Dardanët kanë arritur që ta marrin një fitore shumë të rëndësishme në…

Masat restriktive mund të hiqen në mes të muajit maj

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në…

Albin Kurti kërcënon Beogradin, qeveria pa Listën Serbe

Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka…