Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka diskutuar për betejën për Bakhmut, pas konferencës për shtyp nga samitit i BE-së në Kiev.

Presidenti tha se forcat e Ukrainës do të luftojnë për ta mbajtur qytetin lindor të “fortesë” ose për aq kohë sa të munden dhe i kërkoi Perëndimit të furnizojë armë me rreze të gjatë për të ndihmuar në shtyrjen e forcave ruse nga rajoni i Donbasit.

“Askush nuk do ta japë Bakhmutin. Ne do të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. Ne e konsiderojmë Bakhmutin fortesën tonë”, tha ai.

“Ukraina do të ishte në gjendje të mbante Bakhmutin dhe të çlironte Donbasin e pushtuar nëse merrte armë me rreze të gjatë”.

Qyteti i Bakhmut është bërë pika qendrore e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus dhe e përpjekjes së Moskës për të rifituar vrullin e fushëbetejës.

Zyrtarët rusë kanë thënë se forcat ruse po rrethojnë qytetin nga disa drejtime dhe po luftojnë për të marrë kontrollin e një rruge e cila është gjithashtu një rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ukrainase.

Zelensky tha se Rusia do të vazhdojë të shtyjë në lindje, por se forcat ukrainase do të jenë në gjendje të qëndrojnë derisa të arrijnë më shumë armë perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VV në Skënderaj: Kemi trefishuar votën

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se…

Ilire Dauti pyet VMRO-në, LSDM-në dhe BDI-në: A jeni për heqjen e termit 20% nga Kushtetuta

Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti, pyet…

Ratifikimi i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, Sarrazin: Kosova ndoqi shembullin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përmes një postimi në Twitter,…

Franca kalon 31 ditë pa reshje të konsiderueshme shiu, diçka e paprecedentë në dimër

Franca ka shënuar periudhën e saj rekord të thatësisë prej 31 ditësh…

Islami: Momenti i fundit që çështja e Luginës të hapet në Bruksel

Koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim, Agon Islami beson që është…