Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po ndjekë një “politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit ukrainas”, kryesisht në zonat e largëta të Rusisë.

Gjatë adresimit të tij më të fundit, Zelensky tha se mbi 200 mijë fëmijë janë deportuar deri më tani, transmeton Telegrafi.

“Rusia ka marrë me forcë si të rriturit ashtu dhe fëmijët, është një nga krimet më të tmerrshme të luftës. Në total mbi 200 fëmijë ukrainas janë deportuar deri më tani. Këta janë jetimë të marrë nga jetimoret. Por ka edhe prej atyre që ishin me prindër apo nga prindërit e shkurorëzuar”, tha ndër tjera Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, shteti rus këta njerëz po i shpërndan në territore të ndryshme të Rusisë – në veçanti në ato të largëta.

“Kjo politikë e qëllimshme kriminale nuk është vetëm vjedhja e njerëzve, por edhe që t’i bëjë këta ukrainas të harrojnë dhe të mos munden më të rikthehen në vendin e tyre”, tha për fund Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 99% e vendvotimeve, kryeson Vetëvendosje!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve…

Abbott: Të zhdukurit të mos përdoren për përfitime politike

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka deklaruar sot se Prishtina dhe…

Policia e Kosovës shpartallon turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi…

Kujdes: Një kroat kidnapon fëmijë në Maqedoni

Rrëmbimi i një fëmije 7-vjeçar nga fshati Goran i Mesem i Maqedonisë…

Sekretarja e Jashtme britanike: Përpjekjet për të ‘qetësuar’ Putinin janë të rrezikshme

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përpjekjet “për të…