Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe kërkoi që Evropa të mbyllë portet e saj detare për Rusinë, në një fjalim në parlamentin norvegjez, të mërkurën.

Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.

“Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.

Zelensky tha se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri.

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, tha ai.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht në Ukrainë, shkruan CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Buffalo të Nju Jorkut

Dy persona, duke përfshirë një student, thuhet se u qëlluan me armë…

Asnjë vend në botë nuk ka strategji daljeje nga gjendja me koronavirus

Shumë vende evropiane po marrin masa gjithnjë e më shtrënguese, por BBC…

Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë…

Filipçe: 7 persona në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e…

Dyshohet se ra nga ndërtesa, gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Prishtinë

Një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Prishtinë. Rastin e ka…