Suedia, Mbretëria e Bashkuar, ndihma Ukrainës me raketa

Teksa Perëndimi po mundohet të godasë Rusinë duke dëmtuar ekonominë e saj për shkak të pushtimit në Ukrainë, në një deklaratë ditën e sotme Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky u shpreh se tanimë, forcat ruse kanë pushtuar rreth 20 % të territorit të vendit.  Luftime të ashpra po zhvillohen në  rajonet Lindore ku qyteti i Severedonjeckut në Luhanks tanimë është 80% në duart e rusëve.

E vënë përballë një sulmi të intensifikuar nga forcat ruse në qytetin e Zaporizhias, Ukraina po konsideron tani më edhe edhe mbylljen e teromcentralit atje nëse Kievi humb kontrollin e operacioneve në vend.

Ky termocentral është më i madhi në Europë dhe nëse do të binte në duart e rusëve, rreziku do të ishte i madh.

Megjithëse Rusia po përparon me Sulmin e saj në Ukrainë, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar duket se nuk do ta ndalin përpjekjen e tyre për ta ndihmuar Ukrainën.

Ditën e sotme, Suedia ka bërë të ditur se do të dërgojë 102 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Kiev ku përfshihen edhe raketat Robot 17 të cilat shërbejnv për t’u mbrojtur nga sulmet e anijeve.

Gjithashu burime nga Ukraina bëjnë me dije se Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Kievin me raketa M270 me rreze të gjatë veprimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Petkov: Shumë shpejtë do të kemi rezultate konkrete

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov tha se me kryeministrin e Maqedonisë së…

Paralajmërimi i Bidenit: Putini është mbështetur për muri, mund të përdorë armët kimike dhe biologjike në Ukrainë

Vladimir Putin është mbështetur për muri dhe sipas Joe Bidenit, Rusia nuk…

Kosova në Olimpiadën 2021: Gjashtë të sigurt, mund të kualifikohen edhe të tjerë

Deri tash, Kosova ka vetëm një medalje Olimpike të fituar, saktësisht më…

Kurti: LDK-ja për zgjedhje e ka Vjosën, për qeverisje ata të vjetrit që ishin në koalicion me PDK-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar Lidhjen Demokratike të…