Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Kievi ka marrë përforcime për sistemin e mbrojtjes ajrore, të cilat do të drejtohen për në pikat më urgjente.
“Kam dëgjuar raportet aktuale për dërgesat e armëve dhe municioneve. Ka përforcime për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore”, theksoi ai.
”Ata do të drejtohen atje ku është më e nevojshme tani”, ka shkruar Zelensky.