Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje homologut të të tij, Vladimir Putin, për negociatat të drejtpërdrejta.

Duke folur nga Kievi, Zelensky i tha Putinit se është “koha për t’u takuar, koha për të folur. Unë dua të më dëgjojnë të gjithë, veçanërisht në Moskë”.

Udhëheqësi ukrainas u tha zyrtarëve rusë se kishte ardhur koha “për rinovimin e integritetit territorial dhe drejtësisë për Ukrainën”, shkruan Skynews.

Zelensky akuzoi gjithashtu trupat ruse për shkaktimin e një “katastrofe humanitare” duke bllokuar qytetin port të Mariupolit, duke parandaluar furnizimet që të arrinin banorët dhe duke bombarduar zonat e banuara.

Ai pretendoi se Moska kishte urdhëruar trupat e saj të “bënin gjithçka, kështu që katastrofa humanitare në qytetet e Ukrainës u shndërrua në arsye që ukrainasit të punojnë së bashku me pushtuesit”. Ai shtoi se veprime të tilla përbëjnë “një krim lufte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Filipçe: 15 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 6 në respiratorë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp të ditës së…

Konjufca: Plani franko-gjerman, hapi më i madh për zgjidhjen e problemit, që nga viti 1999

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për përmbajtjen…

SHBA, mosha mesatare e grave që lindin fëmijë arrin në 30 vjeç

Për Allyson Jacobs, jeta e saj në të njëzetat dhe të tridhjetat…

H. Sulejman ef. Rexhepi për situatën aktuale në BFI akuzon pushtetin dhe BDI-në

Për herë të parë, që kur u shkarkua në mënyrë jokushtetutare nga…

Vendimi për Rashkovskin, Prokuroria: Do të ankohemi, ka rrezik për ndikim tek dëshmitarët

Gjithsesi se do të dorëzojmë ankesë gjatë ditës së nesërme, kështu e…