Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë apel nënave ruse që të mos i dërgojnë djemtë e tyre për të luftuar dhe të jenë të kujdesshëm kudo që gjenden.

Në një lutje plot emocione, ai tha: “Dua edhe një herë t’i them nënave ruse, në veçanti nënave të ushtarëve rusë – mos i dërgoni fëmijët në luftë në një vend të huaj”.

Ai madje u ka bërë thirrje atyre që të mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje ushtarake ku nuk ka luftime – dhe se duhet të “veprojnë menjëherë” nëse kanë dyshime se po i dërgojnë në luftë në Ukrainë.

Kjo lutje e tij vjen pasi që Rusia të premten për herë të parë ka pranuar për prezencën e rekrutëve nga radhët e forcave të tyre në Ukrainë, ku shumica prej tyre nuk ishin të trajnuar për luftë dhe dhjetëra prej tyre tashmë janë rob lufte.

Duhet theksuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytete të ndryshme ukrainase, përfshirë kryeqytetin – Kievin, ka pasur luftime të ashpra. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë është real

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet…

Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe

Ishte një prej refugjatëve që u përndoqën nga forcat serbe gjatë luftës…

Si në filma- Shikoni se si snajperisti qëllon pengmarrësin (VIDEO)

Policia kineze bëri publike pamjet e operacioni gjatë së cilit u ekzekutua…

Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për ndikimet negative të luftës…

Turqia dënon aneksimin rus të territorit ukrainas

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia…