Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qyteti Lyman në lindje të rajonit Donetsk, është “pastruar plotësisht” nga forcat ruse.

Forcat ukrainase kanë arritur ta rikthejnë nën kontroll këtë qytet gjatë të shtunës, derisa Kremlini njoftoi se trupat ruse janë tërhequr nga frika se po rrethoheshin nga ukrainasit.

Rimarrja e këtij qyteti që ishte nën kontrollin e rusëve nga maji, shënon një fitore tjetër për forcat ukrainase dhe kundërofensivën e filluar një muaj më parë.

E kjo fitore e ukrainase, po vjen në kohën kur dy ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin aneksoi katër rajone të Ukrainës, përfshirë Donetskun.

Deri më tani Moska zyrtare nuk ka pranuar të deklarohet për media, pavarësisht se këto rajone pjesërisht kontrollohen edhe nga ukrainasit.

E analistët ushtarakë po e cilësojnë si veprim qesharak, veprimin e Putinit për aneksim të territoreve që nuk i ka plotësisht nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkup, dy pjesëtarë të ushtrisë infektohen me koronavirus

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv…

48 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Sot bëhen 48 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës…

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj një depozite nafte

Guvernatori rajonal i qytetit rus Belgorod ka akuzuar ushtrinë ukrainase se ka…

Shqiptarët e Shkupit të pambrojtur nga shteti, huliganët maqedonas sulmojnë, shqiptarët arrestohen

Përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve në media, qytetarë të shumtë janë ankuar…

Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se…