Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Poloni të mërkurën për t’u takuar me presidentin e vendit Andrzej Duda.

Marcin Przydacz, këshilltar për çështjet e jashtme të Duda, tha se vizita po zhvillohet me ftesë të tij, shkruajnë mediat e huaja.

“Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike”, tha Przydacz për radiostacionin polak RMF.

“Do të jetë një vizitë zyrtare”.

Ai shtoi se presidenti ukrainas do të takohet me polakët dhe ukrainasit që janë strehuar në Varshavë.

Zelensky u takua për herë të fundit me homologun e tij polak në dhjetor, gjatë udhëtimit të tij nga SHBA.

Ndryshe, më shumë se 1 milion ukrainas u larguan nga vendi i tyre në Poloni pas fillimit të agresionit rus vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Radhë të gjata në kufi, më shumë se 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

Disa pika kufitare në Kosovë kanë një fluks të shtuar udhëtarësh. Këtë…

Alarm për bomba në 18 shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme alarme…

Macroni bisedë telefonike me Kovaçevskin dhe Radevin

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, është shprehur i gatshëm të jetë nikoqir…

Rriten thirrjet për bojkot të McDonaldsit dhe Coca-Colas pasi po vazhdojnë punën në Rusi

Presioni po rritet mbi gjigantët perëndimorë të ushqimit dhe pijeve për t’u…

Vuçiq: Jemi harmonizuar rreth çështjes së personave të zhdukurve dhe të zhvendosurve si dhe kemi hapur temën e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Bruksel pas takimit me…