Në adresimin e tij më të fundit përmes një videoje të realizuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, por lavdëroi forcat e armatosura të Ukrainës që po bëjnë të pamundurën të ndalin avancimin e ushtrisë ruse.

Zelensky deklaroi se është krenar me ukrainasit që po ndalin avancimin e rusëve në rajonin e Donbasit, transmeton Telegrafi.

“Kujtoni se si në fillim të majit, në Rusi shpresonin se do të okupojnë Donbasin lehtë. Është dita e 108 e luftës, në qershor, Donbasi po mbahet fuqishëm”, shtoi presidenti ukrainas.

Deri më tani forcat ruse kanë dështuar në marrjen nën kontroll të Kievit, ku ukrainasit i detyruan rusët të tërhiqen dhe rifokusohen në Donbas.

Ai ka ripërsëritur se akoma nuk ka indikacione që tregojnë se lufta në Ukrainë është pranë fundit – duke theksuar se vendi i tij do të bëjë gjithçka që rusët “të pendohen se çfarë kanë bërë dhe të japin llogari për çdo vrasje dhe sulm mbi këtë vend të bukur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti ukrainas Zelensky kërkon takim me presidentin rus Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që po përballet me një rritje të mprehtë…

Zvicër / Takim me mërgimtarët

Mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sonte në Vintetur të Zvicrës, për të pritur…

Përzgjidhet fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani

Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes…

Ukraina furnizohet me dronë më të avancuar turq

Një numër i dronëve turq Bayraktar TB2 u dorëzuan në Ukrainë të…

Dyshimi për helmim të ushtarëve, ushqimi që u konsumua nuk rezulton i dëmshëm

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të…