Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe të Këshillit të Mbrojtjes.

Sipas mediave vendase Oleksandr Danylyuk ka ofruar dorëheqjen përpara se Zelenskiy të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar, për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha zyra e Zelenskiyt më 27 shtator.

Danylyuk, më vonë, e konfirmoi dorëheqjen, por në lidhje me këtë vendim nuk është dhënë asnjë arsye.

Nuk është e qartë nëse ai lidhet me bisedën telefonike që Zelenskiy ka zhvilluar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të së cilës Kongresi amerikan ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas transkriptimit të publikuar javën e kaluar nga Shtëpia e Bardhë, Trump, gjatë bisedës telefonike më 25 korrik, i ka kërkuar Zelenskiyt të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjedhjet në Kosovë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve për të votuar: Mos e humbisni rastin!

Këtë të diel në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet lokale. Ambasada amerikane në…

Rusia i jep ultimatum Serbisë: Me ne ose me Perëndimin

Mediet ruse në ditët e fundit janë duke njoftuar për hapin e…

Blerim Reka flet se a do të kyçet në skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Ish-kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, profesor Blerim Reka ka…

​Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave…

Referendumi i Brexit mund të përsëritet

Kryeministrja britanike do të paraqesë sot në parlament planin e ri për…