Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se ishte mirënjohës ndaj Presidentit amerikan Joe Biden për ndihmën shtesë ushtarake, por shtoi se nuk do të fliste konkretisht se çfarë përfshinte paketa e re e ndihmës, pasi nuk donte, siç tha, t’i jepte informacion Rusisë.

Gjatë një fjalimi të mbrëmjes drejtuar kombit, ai tha se mbrojtja më e mirë është kur armiku nuk di se çfarë e pret. Ai shtoi se Moska nuk e dinte se çka e priste pas 24 shkurtit, ditën kur sulmoi Ukrainën.

Sipas zotit Zelenskyy Rusia priste ta gjente Ukrainën njësoj si në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë, pa luftë e në mbështetje të separatistëve, ndërsa ata merrnin kontrollin e rajonit lindor të Donbasit. Tashmë Ukraina është një vend tjetër dhe me mbrojtje shumë më të fortë tha Presidenti Zelenskyy. Ai shtoi gjithashtu se nuk ishte koha për t’i zbuluar taktikat e Ukrainës, ndërsa negociatat me Rusinë janë në vazhdim.

“Të punosh në heshtje më shumë sesa në televizion, radio apo në Facebook, kjo është mënyra e duhur”, tha ai./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Shqipëria do të bllokohet nëse nuk paguan”, Becchetti: Qeveria Rama më detyrohet 150 milionë euro

Biznesmeni italian Francesco Becchetti thyen heshtjen dhe flet për here të parë…

Turqi, pezullohen të gjitha namazet me xhematë

“Në këtë proces, është e mjaftueshme të falim namazin e drekës në…

Rahiq: Rrahja me Janakieskin dhe Ristovskit ka qenë e kurdisur që të dalin nga paraburgimi

Ashtu si edhe gjithkund, ka një grup të personave të korruptuar që…

Ministrat e Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për interesa të përbashkëta ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij nga…

Putin dhe Biden dalin me deklaratë të përbashkët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë dalë me një deklaratë…