Deputeti Skënder Rexhep Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, akuzoi partinë Alternativa se për aq kohë sa janë në Qeveri nuk kanë bërë asnjë hap para sa i përket rasteve të montuara dhe për sjelljen e ndërkombëtarëve për të hetuar këto raste, ashtu siç premtoi kur u bë pjesë e Qeverisë. Ai theksoi se me 4 deputetë, përfshirë edhe vetë Zejdin, Alternativa i ka të gjitha mundësitë që ta kushtëzojë Qeverinë, në të kundërt Qeveria do të binte ditën e nesërme pa këtë subjekt politik.

“Alternativa duhet të këmbënguli kundër Qeverisë, ose të hetohen çështjet e montuar, ose të largohet nga Qeveria. Ose sjellin ndërkombëtarë të hetojnë këto raste, ose të japin dorëheqje. Unë jam i pari që do ta përkrah këtë nismë. Nëse ikin 4 deputetë, nuk ka më qeveri. Alternativa e ka fuqinë politike ta kushtëzojë qeverinë për rastet e montuara. Nëse Alternativa është kapur nga interesa personale, nëse Alternativa është akomoduar në pushtet atëherë nuk do ta bëjnë këtë kërkesë.”- tha Zejdi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mungesa e transparencës rrit mosbesimin ndaj propozimit francez

Propozimi i Francës për zgjidhjen e një kontesti midis Shkupit dhe Sofjes, që…

Kurti reagon për situatën në SHBA, shpreh ngushëllime për jetët e humbura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar në…

Policia arrestoi 24 persona gjatë së dielës

Gjatë së dielës, policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona për vepra…

Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300…

Prokuroria e Speciales refuzon t’i pranojë si fakte masakrat e Serbisë në Kosovë

Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk është pajtuar me një listë krimesh…