Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet nga mediat ndërkombëtare të ketë thënë se një takim i drejtpërdrejtë mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyy, “mund të ndodhë dhe nuk duhet përjashtuar si mundësi”.

Ai fillimisht ka theksuar se ekipet negociatore fillimisht duhet ta bëjnë punën e tyre, duke shtuar se Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron, pothuajse çdo ditë.

Peskov ka bërë të ditur se duhet shqyrtuar rrethanat, por se për asnjë moment sipas tij nuk duhet hedhur poshtë mundësia e një takimi mes dy liderëve.

Megjithatë Perëndimi është skeptik për një takim të tillë, për faktin se deri më tani Putin nuk ka shprehur as edhe një “fije” pendese për pushtimin rus në Ukrainë – e Zelenskyy ka theksuar disa herë se nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen kërkesave të Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që…

Shefi i BioNTech pranon se pandemia është drejt fundit

“Kemi fituar betejën më të rëndësishme, atë kundër frikës nga infektimi” Themeluesi…

Egjipti sekuestron anijen “Ever Given”

Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sekuestrimin e anijes “Ever Given”, e cila kohët…

Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë është real

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet…

Arrestohen personat që i vunë flakën veturës së Shilegovit

Policia ka arrestuar dy persona të moshës 22 dhe 24 vjeçare nën…