Tensionet midis Turqisë dhe dhjetë vendeve perëndimore u zbutën, pak ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërcënoi se do t’i dëbojë ambasadorët e tyre.

Pas kryesimit të një mbledhjeje të kabinetit të hënën, Erdogan tha se të dërguarit perëndimorë, që janë kërcënuar me dëbim, e kanë mësuar mësimin e tyre dhe se “tani do të jenë më të kujdesshëm”.

“Qëllimi ynë nuk është absolutisht të krijojmë krizë, por të mbrojmë nderin tonë, krenarinë tonë, të drejtat tona sovrane”, tha Erdogan.

Mosmarrëveshja nisi kur ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë në Turqi lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar lirimin e filantropistit të burgosur turk, Osman Kavala.

Erdogan tha në fundjavë se ka urdhëruar që të dërguarit e këtyre shteteve të shpallen “persona non grata”, apo të padëshirueshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe disa nga vendet e tjera lëshuan më pas deklarata të njëjta, duke thënë se ato respektojnë konventën e Kombeve të Bashkuara që kërkon nga diplomatët të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit nikoqir.

Kavala, 64 vjeç, ndodhet në burg që katër vjet, në lidhje me përpjekjen për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Ai nuk është dënuar ende.

Kavala mohon çdo keqbërje dhe kritikët e Qeverisë së Erdoganit thonë se rasti i tij është shembull i përndjekjes së disidentëve./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…