Një funksionar i lartë i DBI-së në ekzekutiv ka nënshkruar disa dokumente që kanë të bëjnë me aferat e Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki 13, thonë vetë burime partiake në BDI, duke insistuar të mbeten anonime.

Boki 13 tani më shumë se një muaj gjendet në burgun e Shutkës si i dyshuar kryesor te afera Reket, kurse në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe emri i funksionarit të DBI-së në fjalë, thonë burimet partiake. “Sipas komenteve të paraqitura, bëhet fjalë për një funksionar nga Tetova, i afërt me krahun e kryetares së komunës Teuta Arifi nëse nuk janë prishur mes veti ndërkohë”, theksojnë të njëjtat burime partiake.

Ata shtojnë se në parti ka filluar të paraqitet panik për shkak të këtij rasti dhe paralelisht kanë filluar përgatitje për distancim nga funksionari në fjalë, për ta paraqitur atë si “funksionar apartiak, e jo funksionar i DBI-së.”/Gazeta Lajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…