Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngajrjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në lagjen “5 maji” në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe të plagosur Xhensila Sota (efektive e policë), Eltjon Bodinaku (dhëndrri i Xhuvanit), Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani (të dy ish-policë).

Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë berberi i lagjes ai që ka telefonuar i pari policinë për persona të armatosur në vendngjarje. Ish-efektivi i RENEA, ka zbritur nga një furgon i bardhë dhe ka hyrë në ambjentet e një lokali në lagjen “5 Maji”.

Pikërisht në këtë lokal ai ka filluar të konfliktohet me një simpatizant të Partisë Socialiste që ka në pronësi automjetin “Mercedes-Benz” pa targa, që ndodhet shumë pranë vendgjarjes.Si pasojë e konfliktit ka ndërhyrë dhëndri i Pjerin Xhuvanit, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku.

Për shkak të zhurmave, nga shtëpia e tij ka zbritur Pjerin Xhuvani, i cili ka dashur të ndihmojë dhëndrin e tij. Por ish-efektivi i RENEA-s e ka qëlluar në kokë dhe më pas edhe pse ky ka qënë i shtrirë, e ka qëlluar dhe disa herë të tjera.

Arbër Paplekaj më pas ka qëlluar dhëndrrin e Xhuvanit, Eltjon Bodinakun në qafë dhe bark, ndërsa ky i fundit është në spital në gjendje të rëndë, ku po i nënshtrohet dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Krimi i rëndë ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë së Elbasanit.Punonjësit e policisë kanë qëlluar fillimisht në ajër dhe në drejtim të autorit. Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë duke plagosur në këmbë punonjësen e policisë Xhensila Sota dhe vënë në rrezik punonjësit e tjerë të policisë së Elbasanit./NewsBomb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…