Janë zbardhur detajet e shkëmbimit të të burgosurve, operacion i realizuar të mërkurën (27 prill 2022) në Turqi ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të inteligjencës, palët i bënë kërkesë Ankarasë për të mundësuar shkëmbimin, i cili ka qenë objekt negociatash afatgjata ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, por pa arritur të prodhojnë rezultate pozitive.

Turqia mori një kërkesë nga SHBA-ja dhe Rusia për ekstradimin e ndërsjellë të ish-marinsit amerikan, Trevor Reed, subjekt i përpjekjeve diplomatike intensive për lirimin e tij që pas arrestimit në Moskë gjatë vitit 2019, si dhe të pilotit rus, Konstantin Yaroshenko, dënuar nga drejtësia amerikane me 20 vjet heqje lirie në vitin 2010.

Menjëherë pas miratimit të kërkesës në fjalë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) filloi përgatitjet e nevojshme për ekstradimin reciprok të shtetasit amerikan, Trevor Reed dhe shtetasit rus, Konstantin Yaroshenko, në vendet përkatëse me ndërmjetësimin e Turqisë.

Në këtë kontekst, shkëmbimi i amerikanit Reed me rusin Yaroshenko u krye të mërkurën rreth orës 14:00 me kohën turke në kryeqytetin Ankara të vendit, mes delegacioneve të dy shteteve të interesuara, nën mbikëqyrjen e MIT-it.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka marrë pjesë edhe më parë në aktivitetet ndërmjetësuese të Turqisë.

Infermierja italiane, Silvia Constanzo Romano, e cila qe rrëmbyer në Kenia për t’u dërguar më pas në Somali në vitin 2018, u shpëtua gjithashtu nga MIT-i dhe iu dorëzua autoriteteve italiane në vitin 2020./TRT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me…

Mickovski: Gashi dhe Sela pjesë e shumicës së re

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski bën thirrje për një front të gjerë…

Osmani: Me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kancelarin federal…

Polici e godet për vdekje një person në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin…

Arrin në 83 numri i viktimave nga tornadot në SHBA

Biden shpall gjendjen e katastrofës natyrore në Kentaki Këto janë pasojat katastrofike…