Kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me rastin “Zhvatja” tha se më 22 prill e kishte denoncuar atë që e kishte parë, gjegjësisht ajo që ishte publikuar nga Orce Kamçevi dhe nga ishte dorëzuar deri te Prokuroria Publike – video në të cilën nuk shihet Katica Janeva, por komunikim mes Boki 13 dhe Orce.

“Nuk mund ta akuzoni askënd paraprakisht, në fund hetimi i hapi momentet, e kështu erdhëm deri te gjendja e sotme e perceptimit se kush ku ka qenë dhe ku ekziston indikacion dhe mundësi që të jetë përgjegjës”,tha Zaevi.

Shtoi se nuk ka dashur që të ruajë e as të fshehë askënd dhe se detyra e parë e tij ishte që të denoncojë.

“Më ishte prezantuar videoja dhe katër bisedat të cilat janë bazë e mjaftueshme. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, secili që ka indikacione duhet të hetohet seriozisht për shkak se vetëm ashtu jemi vend normal”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën bëri të ditur se Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i qeverisë teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…