Shtatë muaj pasi Nikolla Gruevski u arratis në mënyrë spektakolare nga vendi në Hungari, për të mos shkuar në burg, dhe pas suksesit të diskutueshëm të takimit midis Zoran Zaevit dhe Angela Merkelit, kryeministri në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Algemaine Cajtung” tha se e di si ka ikur ish-kryeministri.

Tani e dimë se si G ruevski hyri në bodrumin e ndërtesës me një ashensor dhe u fsheh atje në bagazhin e veturës që e çoi jashtë vendit. Në Shqipëri, e ka pritur një makinë diplomatike hungareze”- tha Zoran Zaev në  intervistë për FAC.

Gjatë muajve të fundit, publiku në Maqedoni ka thurur skenarë të ndryshëm rreth ikjes si në filma të Gruevskit. Një prej tyre është kjo që vendosi publikisht ta tregojë kryeministri Zoran Zaev.

Muaj më parë gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski në një emision debativ përmendi edhe emra konkret të cilët kanë ndihmuar Gruevskin nga Shkupi në Dibër dhe nga Dibra deri ne Shqipëri. Sipas Bozhinovskit, të përfshirë në ikjen e Gruevskit janë zyrtarë të lartë të DSK-së, njerëz të BFI-së dhe zyrtarë të Dibrës. Më konkretisht, përmenden edhe disa nga emrat konkret: S.Rexhepi, A.Vojnika, R.Lata, R.Hasa, A.Asani, A.Memeti, A.Vojnika etj.

Për momentin, përgjigje të saktë se si iku Nikola Gruevski para syve të PSP-së, gjykatës dhe policisë nuk ka. Si doli nga vendi, kjo bazohet në supozime. Nuk është regjistruar në asnjë kalim zyrtar kufitar me Shqipërinë, as nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Supozimet janë se u arratis përmes një kalimi ilegal në Dibër me logjistikë vendase dhe të huaj. Gruevski, pasi mbërriti në Shqipëri, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze dhe përmes Malit të Zi dhe Serbisë, ka mbërritur në Hungari. Menjëherë ka fituar azil nga qeveria e Viktor Orbanit. Gruevski disa ditë më parë u regjistrua nga gazetarët hungarezë duke shkuar në apartament për një takim me Zëvendëssekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme hungareze – Ishtvan Jo. Sipas gazetarëve, apartamenti përdoret për takime sekrete nga agjencitë e sigurisë. Konfirmim për takimet e Gruevskit me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme erdhi edhe nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto, i cili tha se takon rregullisht ish-Kryeministrin dhe nga Gruevski merr informacione se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…