Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka anuluar takimin ku duhej të flitej për përkrahje të kandidatit konsensual për president të shtetit, për shkak të marrjes së kompetencave të kryetarit të Gostivarit nga Ministria e Arsimit.

Zaevi ka thënë se ekziston mundësia për komunikim të mëtutjeshëm dhe se e kupton revoltën e Selës, por ligji duhet respektuar.

“Kur këto aspekte i shqyrton vetë ministri i Arsimit, mua më ngelet si Kryeministër të ftoj një takim të përbashkët midis kryetarit të komunës dhe ministrit të Arsimit dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, deklaroi Zaevi.

Ai ka theksuar se Gostivari është njëra nga Komunat më të mëdha në vend dhe nuk do të lejojë që pikëpamjet politike të pengojnë në proceset e zhvillimit të komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…