Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël ballkanik në Maqedoninë e Veriut ecte kokëlartë, i lavdëruar nga nga liderët botërorë dhe nga njeriu i parë i OKB-së, sepse ofroi pikë të rrallë trë ndritshme në pejsazhin problematik botëror, kurse u gjet edhe në listën e kandidatëve për Çmimin Nobël për paqe. Kryeministri Zoran Zaev e investoi karrierën e tij politike për zgjidhjen e kontestit tre dekadash me Greqinë fqinje për emrin e vendit. Me ndihmën e diplomacisë së palodhshme edhe përkundër pritjeve, ai ia doli. Por duke ndenjur ulur para zyrës së tij në Shkup, e gjithë kjo tani duket e largët.

“Po rrënohem nga brenda”, thotë Zaev për Nu Jork Tajms.

Gazeta përmend që është pritur se ndryshimi i emrit do të hapë rrugën e afrimit të Maqedonisë drejt BE-së, por muajin e kaluar Franca përdori veton ndaj vendimit, duke kërkuar reformim të procesit. Kjo, sipas Nju Jork Tajms, e ka destabilizuar qeverinë në Shkup, dhe që është edhe më kërcënuese, kjo e ka prishur status kuonë në rajon ku mbretëron paqe jostabile që nga fundi i luftërave në ish Jugosllavi, transmeton Gazeta Lajm.

“Kjo më shkatërroi personalisht, psiqikisht”, thotë Zaev.

Në bisedën e zhvilluar ai thotë se është i brengosur “jo vetëm për vete dhe vendin” por edhe për stabilitetin e mbarë Ballkanit.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten sërish. Ekziston rrezik nga konflikti brenda vetë shteteve, por edhe mes shteteve”.

I pyetur se pse është përcaktuar për hap dramatik për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme, Zaev thotë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër.

“Nëse nuk do shpallnim zgjedhje, nacionalizmi do të rritet. Jam i frikësuar”, thotë Zaev për Nju Jork Tajms.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…