Kryeministri Zoran Zaev e cilësoi si marrëzi deklaratën e deputetit të BDI-së Artan Grubi për ligjin e përdorimit të gjuhës dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias. “Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi edhe marrëzira. Ligji është e drejtë njerëzore që buron nga e drejta për përdorimin e gjuhëve. Gjuha është mjet për tu kuptuar. Ta bëjmë jetën më të lehtë, më komunikativ dhe të ngjashme. Nga këtu buron nevoja për përdorimin e gjuhëve. Ajo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Ligji sot jeton dhe asgjë nuk ka ndryshuar në vendin tonë dhe qytetarët kanë të drejtë shtesë që ua garanton kushtetuta, ta shfrytëzojnë”-tha Zora Zaev, kryeministër.Grubi një ditë më parë për mediat deklaroi se “çmimi i paqes, çmimi i barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike, është pakrahasueshmërisht më i lartë se sa çmimi i zbatimit të një ligji”. Deklarata e tij vjen pas vlerësimeve të Komisionit të Venecias për kushtetutshmërinë e zbatimit të ligjit, veçanërisht në institucionet gjyqësore./Gazeta LAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…