Ish-kryetari i komunës së Strumicës erdhi në krye të partisë së tij si opozitar, dhe po largohet si kryeministër, pasi nuk arriti të përsërisë avantazhin që arriti ndaj Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit lokale në ciklet zgjedhore 2019 dhe 2020.

Ai dje bëri të ditur se të martën do ta zyrtarizojë dorëheqjen nga pozita e partisë, të cilën e kishte paralajmëruar natën e 31 tetorit, si akt i përgjegjësisë politike dhe pasi u bë e qartë se LSDM e “përfundoi” humbjen në zgjedhjet lokale, duke humbur qytetin kryesor dhe shumicën e komunave të Shkupit.

Zoran Zaev nuk është lideri i parë i LSDM-së që jep dorëheqje. Para tij këtë e bëri Branko Cërvenkovski, kur në vitin 2004, në mesin e mandatit të tij, dha dorëheqje si nga pozitat udhëheqëse ashtu edhe nga postet kryeministrore, për të kandiduar për president. Katër vjet më vonë, Radmila Shekerinska dha dorëheqjen si lidere, pas humbjes së socialdemokratëve të atëhershëm të opozitës në zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare në 2008. Megjithatë, Zaev është lideri i parë i LSDM-së dhe në përgjithësi në skenën politike në vend që dha dorëheqje për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pas skandalit, nesër shkarkohet zv.ministri i BDI-së

Zv ministri i Shëndetësisë, Asim Musa nesër pritet të shkarkohet nga gjitha…

Pendarovski: Më shumë demokraci dhe zhvillim ekonomik

Më shumë siguri, më shumë demokraci, zhvillim më të madh ekonomik. Kjo…

Janjiq: Veprimet e Vuçiqit shkelin Marrëveshjen e Brukselit

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 mars, se “Marrëveshja…

Gërxhaliu: Gërmimet në Serbi po përcillen me shumë sfida (VIDEO)

Drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për gërmimet…

Sulmuan bashkëfshatarin e tyre, arrestohen babë e bir nga Miletina e Tetovës

Mbrëmjen e djeshme (20-prill) rreth orës 21:00, efektivët e policisë të SPB…