Kreu i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se do të paraqesë propozim për përbërjen e qeverisë së re dhe programin për punën menjëherë pas caktimit të nënkryetarëve të Kuvendit, me siguri nesër në mëngjes.

Në një prononcim për “TV21”, Zaev tha se pret që sot të përcaktohet numri i nënkryetarëve të parlamentit dhe të verifikojë mandatet e deputetëve që hyjnë në vendet e atyre deputetëve që largohen nga Kuvendi për shkak të funksioneve të tjera në degën ekzekutive.

“Kur të përfundojë kjo procedurë, unë do të paraqes propozimin për qeverinë. Sot, procedura për verifikimin e mandateve do të zgjasë deri vonë, sepse ka të paktën 9 vendime. Propozimi i qeverisë me siguri do të paraqitet nesër në mëngjes. Pas kësaj, deputetët do të njihen me programin qeveritar dhe autobiografinë e kandidatëve për ministra”, tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…