Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos BE-së. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mos-marrjen e datës do të shkatërroj qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të filloj me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me Shqipërinë, kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimorë. Alternativë për ne nuk ka, ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas gjitha gjasave do të shkatërrohet qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdoj atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, deklaroi për Tanjug, kryeministri Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…