LSDM është e angazhuar për ndërtimin e projekteve të mëdha kapitale që do të sjellin efekte pozitive afatgjate për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, tha sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, gjatë vizitës në lokalitetin ku ndërtohet diga Reçani, si pjesë e hidrocentralit “Lumi iOrizares”.

Sipas Zaevit, ka progres të konsiderueshëm në ndërtimin e pendës, e cila, theksoi ai, është një projekt infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Koçanit, veçanërisht për fushën pjellore të Koçanit.

Diga, tha Zaev, do të mbledhë 22 milionë metra kub ujë në vit, që është ekuivalente me 80 mijë banorë dhe do të kontribuojë për furnizimin me kohë dhe cilësor me ujë në një të tretën e tokës bujqësore në Koçan, ndërsa përmes dy hidrocentraleve të vegjël do të prodhojë energji elektrike. Vlera e investimit është 30 milionë euro./MIA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Jane Çento nga Shutka dërgohet në burgun e Idrizovës

Jane Çento nga burgu i Shutkës do të transferohet në burgun e…

Sela: Do të kemi koalicion me Alternativën, u injoruam nga Lëvizja Besa

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka bë të ditur se…

PTHP, hetim për tentim për vrasje në Çajlanë të Sarajit

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese…

MPB me detaje për përleshjen e djeshme fizike në qendër të Shkupit

Tifozët polakë janë tashmë në qendër të vëmendjes. Në një kafene në…

Ndalesë për automjete të rënda në Strazhë, Gjavatë dhe Gostivar-Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesë për automjete të rënda ngarkuese…