Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev. Zaev në shkrimin e tij në Facebook përmend ngjarjet e fundit në vend që sipas tij dëshmojnë paaftësitë e ministrit.

Në shkrimin e Zaevit përmenden edhe ngjarjet në Strugë, ku qindra qytetarë u mblodhën për liturgji fetare duke shkelur të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“A u këshillua Naqe Çulev me Mickoskni përpara se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyroi Mickoski Çulevin të organizojë një ngjarje në mes të një pandemie pa masa mbrojtëse?

A e urdhëroi Mickoski Çulevin mos të ndërmerr veprime gjatë tubimit masiv në Strugë? A e lejoi Mickoski Çulevin të sulmonte një gazetar? A e aprovoi Mickoski hedhjen e bombës së tymit në audiencë?

Fakti që strukturat e policisë të udhëhequra nga Çulev nuk reaguan dhe lejuan të ndodhin këto incidente ngre nivelin më të lartë të përgjegjësisë tek ai dhe ai duhet t’i japë fund kësaj me dorëheqjen së tij të menjëhershme.”, ka shkruar mes tjerash Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…