Interesi i Rusisë është që ta pengojë Ballkanin të stabilizohet dhe t’i afrohet BE-së dhe NATO-s, vlerëson analisti amerikan Eduard Xhozef, duke shtuar se bllokada nga ana e Sofjes për Maqedoninë e Veriut është në dobi të interesave të Moskës. Në intervistë për “Zërin e Amerikës” Xhozef thotë se gjendja në Ballkan është përkeqësuar pas luftës në Ukrainë dhe për këtë arsye SHBA-të duhet të reagojnë edhe një herë, sepse Bashkimi Evropian nuk mund të arrijë përparim në rregullimin e pozicioneve, raporton KlanMacedonia.

Eduard Xhozef profesori universitar amerikan i cili për dekada me rradhë i ndjek zhvillimet në Ballkan, bllokadën bullgare në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut e quan “manovrim antidemokratik dhe prorus të Bullgarisë”, duke shtuar se BE-ja në samitin në fund të muajit qershor do të marrë vendim për dalje eventuale nga kjo situatë.

“Kjo bllokadë bullgare është shumë pozitive për Rusinë. Interesi i Rusisë është ta pengojë Ballkanin të ecë drejt stabilitetit, drejt BE-së dhe drejt NATO-s.” – tha Eduard Xhozef, profesor në SHBA.

Bllokada nga ana e Sofjes i ndihmon Serbisë t’i kundërshtojë vendimet e bashkësisë ndërkombëtare, shton Xhozef.

“Serbia është në anën ruse dhe kjo Beogradit i jep pushtet që publikisht ta sfidojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë ose të arrijë marrëveshje për Kosovën kur nuk ka udhërrëfyes të qartë për anëtarësim në BE, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, të cilat kanë ngecur për shkak të vetos bullgare.” – th Xhozef.

Përndryshe zëvëndës Presidentja bullgare Ilijana Jotova pranon se Sofja zyrtare është nën presion ndërkombëtar në lidhje me temën Maqedonia e veriut, por shpreh kënaqësinë që është kthyer optimizmi i Kryeministrit Kiril Petkov për zgjidhje të shpejtë.

“Kjo do të thotë se vetë Qeveria u tërhoq pas. Përndryshe po, vazhdojnë thirrjet telefonike rreth pozicionit bullgar dhe vetos për anëtarësim të RMV-së. Është koha që të jemi të sinqertë dhe të themi se ka presion nga partnerët tanë evropianë, edhe pse formacione politike në Qeveri për një kohë të gjatë nuk e kanë pranuar këtë.” – deklaroi Ilijana Jotova, zv/presidente, Bullgari.

Jotova i ka përsëritur fjalët e Presidentit bullgar Rumen Radev se për momentin nuk ka rezultate të dukshme nga ana e Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e obligimeve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Haxhiu paralajmëron fillimin e procesit të vettingut, synon kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë së këtë javë presin nga…

Rusia tashmë e ka ‘humbur strategjikisht’ luftën, thotë shefi i forcave të MB-së

Rusia është tani një “fuqi më e zvogëluar” dhe tashmë “e ka…

Konjufca: Në Hagë po gjykohen disa prej krerëve më të shquar të UÇK-së, institucionet do të prezantojnë prova në favor të mbrojtjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në Hagë…

Kurti për herë të parë “sy më sy” me Ana Bërnabiq në samitin e Londrës

Samiti i Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër do të…

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Vazhdimi i paraburgimit ndaj Gucatit e Haradinajt i domosdoshëm

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një shkrese drejtuar gjyqtarit paraprak,…