Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin për titullin WBO Inter-Continental në kategorinë kruzer.

Xhoxhaj të shtunën mbrëma në Magdeburg ngadhënjeu në meçin kryesor të mbrëmjes së SES Boxingut.

Dy anëtarë të jurisë vlerësuan luftën në favor të Xhoxhajt me 98:92 dhe 96:94, ndërsa njëri i dha fitoren Fressit me rezultatin 96:94.

Xhoxhaj ia ka rrëmbyer titullin WBO Inter-Continental, Fressit dhe i është afruar një lufte për njërin nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist.

Për Xhoxhajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist karshi dy humbjeve. Ndërkohë Fress ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist pas 15 fitoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A do të shtyhet futbolli deri në vitin 2021? Reagon UEFA

Zërat se OBSH ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër janë…

Përfundon ndeshja, Kosova me fitore të thellë ndaj San Marinos

Ka përfunduar miqësorja e Kosovës përballë San Marinos, ku Dardanët kanë shënuar…

Manchester City i vetëm në krye

Mançester Siti harron eliminim e bujshëm nga Europa dhe afrohet me titullin…

Unioni Evropian i Xhudos: 2021-ta ishte vit i Distria Krasniqit

Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një artikull xhudistes Distria Krasniqi,…

Nuk e goditi kundërshtarin në këmbën e lënduar: Rrëfimi për Mohamed Ali Rashwan, xhudistin që e ‘fali’ medaljen e artë olimpike

Së fundmi një video e shpërndarë me të madhe në internet ka…