Kryetari i Kryesisë së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, sot u bëri thirrje autoriteteve kroate të ndalen në përzierjen e punëve të brendshme të vendit të tij.

Pas ceremonisë në nder të fëmijëve të vrarë në Sarajevë gjatë rrethimit serb të qytetit nga viti 1992 deri në 1995, Xhaferoviq deklaroi se nuk dëshiron të polemizojë me ata që shpesh herë e komentojnë situatën në BeH, “sepse kjo plotësisht mund të kontribuojë në përkeqësimin e saj”, dhe u bëri thirrje fqinjëve ta “lënë në paqe” vendin e tij.

“U këshilloj fqinjëve tanë, duke e përfshirë edhe Republikën e Kroacisë, ta lënë BeH-në në paqe. Do t’i rregullojmë marrëdhëniet tona ashtu siç mendojmë se duhet të rregullohen. Ne jemi shtet i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht dhe ata sipas Marrëveshjes paqësore të Dejtonit kanë obligim ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së”, tha Xhaferoviq.

Ai shtoi se nuk ka për qëllim të ndërmarrë kurrfarë hapa të cilat plotësisht do ta përkeqësojnë situatën në vend, ndërsa të njëjtën e pret edhe nga vendet fqinje.

“Ajo që po bëhet është në të vërtetë ndërhyrja në punët e brendshme të BeH-së,” tha Xhaferoviq, duke aluduar në deklaratat nga Kroacia që sfidojnë ligjshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të BeH-së të planifikuar për më 2 tetor.

Xhaferoviq porositi se këto zgjedhje gjithsesi do të mbahen dhe atë në pajtim me ligjin e vlefshëm, të cilin, secili ka obligim ta respektojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pentagoni po ndjek raketën kineze që po kthehet në tokë – me shpejtësi 300 mijë km/h – në mënyrë të pakontrolluar

Pentagoni ka thënë se po ndjek një pjesë të një rakete kineze…

Pasaportat e falsifikuara të kriminelëve, Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunojmë me institucionet

Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme dhe…

Për çdo litër benzinë në Maqedoni, shteti merr 35 denarë tatim

Nga çdo litër i benzinit, qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton 35…

VV në Skënderaj: Kemi trefishuar votën

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se…

Fitorja e Biden, Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë e Trump

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur…