Në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës që është mbajtur sot, është vendosur që Komuna t’ia pastrojë borxhin prej dhjetë milionë denarësh ndërmarrjes “Parkingu i Qytetit” në Tetovë. Përse Komuna e Tetovës vazhdon ta mbajë këtë ndërmarrje që punon me humbje e të cilës disa herë me rradhë është dashur t’ja paguajë borxhin? Ku shkojnë paratë që inkasohen nga pagesat e parkingjeve, nga shërbimi i bllokatorit dhe karrotrecit? Përse qytetarët e Tetovës duhet të ndajnë para nga buxheti i Komunës sonë për të paguar borxhet në të cilën e kanë futur këtë ndërmarrje menaxhmenti i saj? Kush do mbajë përgjegjësi për këto hajdutlliqe që ndodhin? (Arianit Xhaferi)
Tags
Share article
The post has been shared by 0
people.