Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, njofton se mbrëmë e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare më 15 korrik, pas marrëveshjes së arritur në mes partive.

“Duke pasur parasysh kushtet e pazakonshme të shkaktuara nga Covid-19, u anuluan zgjedhjet e parakohshme të caktuara për më 12 prill 2020, njoftoj se kemi situatë të re. Siç e dini, liderët politik në Maqedoninë e Veriut arritën marrëveshje për datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Data konsensuale në mes pushtetit dhe opozitës është 15 korriku 2020. Këto zgjedhje do të jenë jo të zakonshme, pasi nuk do të ketë fushatë zgjedhore të zakonshme, megjithatë ajo që është e rëndësishme është respektimi dhe zbatimi i rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve”, thotë Xhaferi.

Ai më tej shton se vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e ka dorëzuar tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…