Ka thirrje të reja për të rivlerësuar nëse COVID-19 filloi apo jo në Institutin e Virologjisë në Wuhan pasi inteligjenca amerikane mësoi se tre mjekë u sëmurën me simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 në nëntor të vitit 2019 dhe kërkuan kujdesin spitalor, raportoi Wall Street Journal.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, një raport nga Departamenti i Shtetit u lëshua gjatë ditëve të fundit të administratës së ish-presidentit Donald Trump, por zyrtarët e njohur me raportin nuk ranë dakord për fuqinë e provave të gjetura, raportoi Journal.

Megjithatë, në mars, Marion Koopmans, një virolog holandez, i tha NBC News se sëmundja e punëtorëve të laboratorit mund t’i atribuohej sëmundjeve të rregullta sezonale.

Gjithashtu, në fillim të këtij viti, një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kaloi një muaj në Wuhan duke hetuar origjinën e virusit dhe arriti në përfundimin se virusi ka shumë të ngjarë të kalonte nga lakuriqët e natës tek njerëzit.

Grupi tha se një rrjedhje laboratori ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

Sidoqoftë, OBSH tha se gjithashtu nuk kishte qasje në të gjithë informacionin e nevojshëm.

Kjo mungesë informacioni ka shtyrë disa ekspertë të jenë të kujdesshëm ndaj gjetjeve dhe të kërkojnë më shumë hetime mbi origjinën e virusit, përfshirë mundësinë që ai në të vërtetë të ketë dalë nga një laborator.

Por nëntori i vitit 2019 është gjithashtu në përputhje me kur ekspertët besojnë se COVID-19 filloi të qarkullonte, edhe pse Kina vazhdimisht ka mohuar që coronavirusi “u arratis” nga një laborator.

Laboratori, megjithatë, nuk ka lëshuar të dhëna të papërpunuara ose të dhëna për punën e tij me coronavirusët në lakuriqët e natës, shkruan më tej BI.

Ndërkohë një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha Journal se administrata e Bajdenit ka ende pyetje mbi origjinën e virusit, por teoritë e besueshme duhet të hetohen nga OBSH.

“Ne nuk do të bëjmë deklarata që paragjykojnë një studim të vazhdueshëm të OBSH-së për burimin e SARS-CoV-2”, tha zëdhënësja. “Si çështje e politikës, ne kurrë nuk komentojmë mbi çështjet e inteligjencës”.

Përkundër këtyre, të hënën, drejtori i laboratorit kombëtar të biosigurisë në Wuhan, Yuan Zhiming, i tha medias shtetërore kineze, Global Times, se raporti i Journal ishte “një gënjeshtër e plotë”.

“Këto pretendime janë të pabazuara. Laboratori nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate [studiues të sëmurë në vjeshtë 2019], dhe unë as nuk e di nga erdhën këto informacione”, citohet të ketë thënë Zhiming.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…