Gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyt në Paris, presidenti ukrainas foli me homologun francez, Emmanuel Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të forcave ukrainase dhe për negociatat me Rusinë.

Sipas gazetës amerikane Wall Street Journal, gjatë këtij takimi, lideri ukrainas është këshilluar që të nisë negociatat e paqes me Rusinë.

“Gjatë darkës, Macron e quajti Zelenskyn një lider të madh ushtarak, por tha se do të duhej të merrte disa vendime të vështira politike”, thuhet në tekst.

Bashkëbiseduesit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga gazeta amerikane, theksuan se Zelenskyt i është thënë se Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të lidhin marrëveshje mbrojtëse ndërmjet Ukrainës dhe NATO-s, të cilat në një farë mënyre do të krijonin siguri për këtë vend.

“Megjithatë, këto marrëveshje nuk do të përfshijnë detyrimin për të vendosur trupa të NATO-s në Ukrainë. Neni 5 nuk do të zbatohet gjithashtu për Kievin. Pakti midis NATO-s dhe Ukrainës duhet të lehtësojë fillimin e negociatave të paqes”, shpjegojnë ata në tekst.

Gjithashtu, disa nga zyrtarët e këtyre vendeve shprehën dyshimin se Ukraina mund t’i kthejë të gjitha territoret nën kontrollin e saj.

“Ne vazhdojmë të përsërisim se Rusia nuk duhet të fitojë, por çfarë do të thotë kjo? Nëse lufta zgjat me këtë intensitet, humbjet e Ukrainës do të bëhen të pallogarritshme. Askush nuk beson se ata do të jenë në gjendje të rimarrin Krimenë”, tha zyrtari francez.

Ndryshe, SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e Bashmimit Evropian kanë hedhur poshtë planin 12 pikësh të paqes të propozuar nga Kina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hoxha i reagon Rexhepit: Politika është “sport” i rëndë

Sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka reaguar në fajsbuk, pas deklaratave…

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se thirrjet oa roaming për qytetarët…

Prokuroria edhe sot me aksion në Brezovicë, vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në këtë zonë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për…

Politikani serb i Kosovës: Serbia zyrtarisht ndan deri në 800 milionë euro në vit për serbët në Kosovë, ne ato para nuk i kemi parë

Qasja e Beogradit zyrtar ndaj serbëve që jetojnë në komunat veriore të…

BE pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën një seri sanksionesh…