Federata e Boksit në versionin “VBA”, i ka caktuar Olsekandar Usykut kundërshtarin e detyrushëm, pas dështimit për të arritur një marrëveshje me Tajson Fjurin për titullin e kampionit të padikutueshëm. Ukrainasi është urdhëruar të mbrojë titujt e tij të unifikuar në peshën e rëndë dhe kundërshtari i tij do të jetë Daniel Dubua.

Megjithëse pranoi një ndarje me Fjurin në 70-30 të të ardhurave, Usyk përfundimisht i stopoi bisedimet me britanikun, pasi u lodh nga kërkesat e tij të tepruara, duke përfshirë një klauzolë të revanshit për t’u larguar nga kontrata e tyre për luftë.

Pritja për kampionin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda në më shumë se dy dekada vazhdon, dhe anulimi i bisedimeve me Fjurin do të thotë se Usyk tani do ta kthejë vëmendjen e tij te një britanik tjetër, Dubua.

Dështimi i Fjurit, është shumë triumfuese për Dubua në këtë rast, me WBA-në që tani po ec përpara me kërkesat e tyre të detyrueshme dhe urdhëron Usyk të fillojë negociatat me 25-vjeçarin. Të dyja palët kanë tani 30 ditë për të përmbyllur kushtet për takimin e tyre, pas së cilës do të hyjnë në bisedime për ndarjen e parave.

Dubua është duke u përgatitur për sfidën e tij të parë të titullit botëror në peshën e rëndë dhe padyshim testin më të madh të karrierës së tij gjashtëvjeçare deri më tani. Boksieri nga “Greenwich” ka realizuar 19 fitore, 18 prej të cilave erdhën me nokaut, me humbjen e tij të vetme nga rivali vendas Xho Xhojsin në nëntor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Manchester City i vetëm në krye

Mançester Siti harron eliminim e bujshëm nga Europa dhe afrohet me titullin…

Nora Gjakova në finale, ia siguron Kosovës edhe një medalje

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka kaluar në finalen e xhudos në Lojërat…

Marku fiton me ndërprerje ndaj britanikut Charlton (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka fituar përballjen me britanikun Rylan Charlton…

Real Madridi i jep ultimatum PSG-së pas ofertës së përmirësuar për Mbappen

Real Madridi thuhet se po kërkon një përgjigje përfundimtare nga Paris Saint-Germain,…