Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim nga Gjykata Speciale e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi është qesharake.

Walker tha se nuk e kupton se si një pjesë e sistemit llogaridhënës të Perëndimit merret vetëm më njërën anë, respektivisht, nga shqiptarët, duke mos u marrë me krimet që kanë kryer forcat serbe ën Kosovë.

“…nuk e kuptoj plotësisht edhe në BE dhe në qeverinë amerikane e ka pasur ndjenjën që një pjesë e sistemit të llogaridhënës të merret vetëm më njërën anë. Procesi është themeluar vetëm një anë, UCK-ja nuk ka qenë një zinxhir ushtarak mirë i organizuar, në anën tjetër, po, dhe më e lehtë do të ishte për ti gjykuar ata (serbët)”, ka thënë Walker.

Walker theksoi që ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

“…Vuçiq ishte atë zgjirin komandues (të sistemit të Milosheviqit që kryente krime), ka qenë ministër I informimit dhe propagandës në atë kohë dhe ai akoma është duke e mohuar Reçakun, duke mohuar atë se çka ka ndodhur gjatë luftës. Dhe nuk e di nëse kam dëgjuar diçka nga BE-ja që ai të flet diçka në këtë aspekt dhe se ai ka qenë pjesë e asaj çka ka ndodhur. Dhe ai pasluftës gradohet president dhe bën gjithçka për të sabotuar një marrëveshje të paqes”, ka shtuar Walker.

Walker ka përsëritur se llogaridhënia për krimet në Kosovë duhet kërkohet edhe në anën serbe, pasi ata ishin më të strukturuar dhe organizuar për të kryer krime.

“Është mjaft ironike dhe e turpshme që procesi i llogaridhënies paraluftës e gjatë luftës nuk është sjellur para drejtësisë (krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë), në të njëjtën kohë lidershipi i UCK-së që kanë qenë pjesë e Qeverisë këtu katër nag ata që janë në Hagë për kërkim evropian të llogaridhënies, nuk e kuptoj pse po kërkohet vetëm në pjesën e Kosovës e jo në pjesën serbe”, ka shtuar ai./RTV Dukagjini/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Partitë drejt zgjedhjeve, të vetme apo në koalicione?

Shumica e partive politike në Kosovë, të cilat pritet të garojnë në…

800 persona dalin nga karantina shtetërore

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 23% e të infektuarve me COVID…

Çka është drejtësia?

Gëzim Kelmendi Nëse ish-ministri serb Aleksandër Jabllanoviq është shkarkuar përshkak të ofendimeve…

Konjufca pret ambasadorin e ri turk në Kosovë, premtohet përkrahje për anëtarësim në KiE e NATO

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri…

Konjufca shkon sot në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për…