Pothuajse një milion njerëz në një periferi të Wuhanit – qyteti i Kinës ku u regjistrua për herë të parë koronavirusi – janë vendosur në izolim.

Banorët e rrethit Jiangxia janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda shtëpive ose banesave të tyre për tre ditë, pas zbulimit të katër rasteve asimptomatike me COVID-19.

Kina ndjek strategjinë “zero Covid”, duke përfshirë testimin masiv, rregullat strikte të izolimit dhe izolimet lokale.

Kjo ka rezultuar në shumë më pak vdekje të regjistruara sesa në shumë vende të tjera.

Por, kjo strategji po përballet me kundërshtime në rritje pasi njerëzit dhe bizneset vazhdojnë të përballen me pasojat e kufizimeve.

Në Wuhan, një qytet me 12 milionë banorë, testimi i rregullt zbuloi dy raste asimptomatike dy ditë më parë.

Dy raste të tjera u konfirmuan përmes gjurmimit dhe testimit të kontakteve, pak pas lëshimit të urdhrit për izolim, shkruan BBC.

Wuhan u bë i njohur në mbarë botën në fillim të vitit 2020 si vendi i parë ku shkencëtarët zbuluan koronavirusin e ri, si dhe ishte qyteti i parë që u vu nën masa të ashpra kufizuese.

Në atë kohë, bota ishte tronditur nga ky izolim i rreptë, por shumë qytete dhe vende u detyruan shpejt të vendosnin masa të ngjashme.

Më vonë, Kina u bë e njohur si një histori suksesi e COVID-19 me kufizime të hequra shumë më herët sesa në shumë vende të tjera.

Por kjo ka ndryshuar përsëri me ndjekjen e strategjisë “zero Covid” që rezulton me bllokime të shpeshta lokale në vend të jetesës me virusin si në shumicën e vendeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE do t’i dërgojë armë Ukrainës

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të fillojë dërgimin e armëve në…

Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri në Tiranë, ‘fundoset’ edhe ish-gruaja e tij, Klodiana Lala zbardh deklaratën e djalit të tyre të madh dhe të avokatit: Nëna na…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detajet e dyshimta nga Prokuroria për vrasjen…

Japonia shpall gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

Kryeministri japonez Shinzo Abe shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë.…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

8 ditë para zgjedhjeve, identifikimi biometrik në rrezik

Identifikimi biometrik i zgjedhësve drejt dështimit në disa zona zgjedhore, shkak mungesa…