Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit të pesëshes të cilët e vizituan Beogradin gjatë së shtunës.

Vuçiq tha se qëllimi i tyre është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ai foli edhe rreth agresionit të Serbisë në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Kreu i shtetit serb tha se Banjska ishte taktikisht e tmerrshme.

“Solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha Vuçiq për mediat serbe  

“Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare”, theksoi ai.

Aleksandar Vuçiq, deklaroi se të enjten dhe të premten do të jetë në Bruksel së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Pësëshja evro-amerikane e kryesuar nga emisari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, po ashtu vizituan edhe Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE-ja dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës, kërkon të shmangen tensionet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar fuqishëm sulmin e…

Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e Uashingtonit, Albin Kurti zbulon lëvizjen e tij nëse zgjidhet kryeministër i Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme…

Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni

Nga sot, hyn në fuqi Ligji i ri për Mbrojtjen e të…

Izraeli refuzon rezolutën e OKB-së për armëpushim në Gaza

“Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të…

Naser Rugova: Kryesia në dorëheqje e LDK-së po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për kryetar të partisë

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje…